Vrasja e gruas në Prishtinë/ Përshkallëzohet protesta, qytetarët hedhin molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në spitalin e QKUK ku Sokol Halili ekzekutoi me tre plumba ish gruan e tij Hamide Magashi, sot në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur një protestë nga qytetarët.

Protestuesit janë mbledhur për të protestuar me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Është përshkallëzuar protesta e qytetarëve në Prishtinë. Siç shihet edhe në foton e publikuar nga mediat e Kosovës, protestuesit kanë hedhur molotov në ndërtesën e kryeministrisë.

Mësohet se deri tani janë arrestuar disa aktivistë protestues të cilët organizuan protestën ku kërkohet që vrasja e grave nga burrat në Kosovë të trajtohet si urgjencë kombëtare.