Ka shkuar në dy numri personave, të cilët janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit shqiptar në Londër, Grineo Daka.
Policia metropolitane e Londrës, ka ndaluar si të dyshuar për këtë vrasje Edison Brahimin.
Brahimi,29 vjeç, është banues në Camden Road, Islington.
Sot atij iu komunikua akuza para gjykatës në Thames Magistrates’ Court.
Po për të njëjtën vrasje është arrestuar edhe një tjetër shqiptar disa javë më parë. Bëhet fjalë për Liridon Saliukën, 29 vjeç, i cili akuzohet për vrasje,armëmbajtje pa leje, si dhe plagosje e qëllimshme me pasoja.
Kujtojmë se Grineo Daka, u vra më 7 7 Qershor rreth orës 03:00 në bilardon e quajtur “Phoenix Snooker Club”./apel.media