Vrasja e Erjon Xhenjes në Shkodër/ Shpallet në kërkim autori, dyshohet se mori hakun e babait

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Bajram Çekorjan, i cili dyshohet se ka gisht në vrasjen e Erjon Xhenjes, 19-vjeçarit që u vra mbrëmjen e 18 shtatorit në Shkodër. Mësohet se nga burime në rrugë operative, policia ka dalë në përfundimin se Çekorja ka gisht në vrasjen e Xhenjes.

Në kërkim për të njëjtën ngjarje janë shpallur edhe dy persona të tjerë që mendohet se kanë pasur rolin e ndihmësit në krim. Njëri prej tyre dyshohet se ka qenë në motor me Çekorjan, ndërsa tjetri ka ncjekur dhe ka ‘soiunuar’ të gjitha lëvizjet e Xhenjes.

Erjon Xhenje u qëllua me mbi 30 plumba mbrëmjen e kaluar në Shkodër. 19-vjeçari ishte ulur në një lokal, duke konsumuar kafe në momentin që mbeti i vdekur. Xhenje, rezulton të jetë i afërm i Sehar Xhenjës, i cili është në kërkim për tentativë vrasjeje pasi qëlloi me armë drejt automjetit me të cilin po lëvizte Taulant Pepaj në shkurt të vitit 2021. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim edhe Eljon (Esmeraldo) Hato, 31 vjeç dhe dhe Shkelzen Xhenje, 29-vjeç.

Xhenje dyshohet se ka pasur gisht në atentatin ku mbeti i ekzekutuar Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekorjas.