Vrasja e efektivit, flet daja i Azganit që vijon të jetë në arrati: Po e gjeta, do ta dorëzoj vetë në polici

Azgan Mernica vrau me armë zjarri efektivin Novruz Cenalia, dhe vijon të jetë në arrati. Daja e tij, i bën thirrje 23-vjeçarit që të dorëzohet kudo që është. Ai theksoi se nuk e di se ku është nipi, duke shtuar se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do e dorëzojë në polici.

”Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë.

I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”,-tha daja për ”Euronews Albania”.