Vrasja e dyfishtë në Londër, arrestohet shqiptari

Policia londineze ka ngritur akuza ndaj një shqiptari, për një vrasje të dyfishtë në kryeqytetin britanik.

Besnik Berisha, 42 vjeç banues në Martock Gardens, Friern Barnet N11, u arrestua të hënën më 23 dhjetor dhe të mërkurën iu ngritën akuza për vrasjen e një 30 vjeçari në zonën Barnet Bypass, afër Scratchwood Park më 19 Dhjetor.

Përveç kësaj, ai gjithashtu akuzohet për vrasjen e një 35 vjeçari po me 19 dhjetor në zonën Hertfordshire Constabulary në rrugën Hogg Lane, Elstree.

Momentalisht policia londineze nuk i bën publike identitetet e dy viktimave, por thotë se janë nga Europa Lindore.

Po për këto vrasje është arrestuar edhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasje./apel.media