Vrasja e Arben Lleshit, lirohen policët e burgut të Peqinit

Vrasja e Arben Lleshit, lirohen policët e burgut të Peqinit

Policët e burgut të Peqinit që ishin arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të muajit dhjetor 2023, ku në qelinë e këtij burgu u vra Arben Leshi nga Sokol Mjacaj, janë lënë të lirë.

 
Vendimi për t’i liruar është marrë nga Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen e rëndë ishin ndaluar 12 zyrtarë, mes tyre drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe 3 shefa policie në këtë IEVP, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre.