Vodhi një automjet, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Kukës

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera më parë nga ky shtetas, në qytetin e Kukësit. Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjo...
Vodhi një automjet, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Kukës
Foto: Vodhi një automjet, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari në Kukës

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera të kryera më parë nga ky shtetas, në qytetin e Kukësit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin M. I., 23 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.

Ky shtetas dyshohet se në datën 10.03.2023, në lagjen nr. 3, Kukës, ka vjedhur automjetin tip “ML 270”, në pronësi të shtetasit B. C.

Automjeti i vjedhur është gjetur nga Policia, i parkuar përpara banesës së shtetasit M. I.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 2 rasteve të vjedhjes të pronës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.