Vodhi 680 mijë lekë në kasafortën e kompanisë ku punonte, arrestohet 37-vjeçari

Një 37 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi vodhi një shumë të madhe parash në një biznes ku ishte i punësuar. Besmir Lurdhi ishte punëtor i një kompanie në rrugën ‘Kongresi i Lushnj...
Vodhi 680 mijë lekë në kasafortën e kompanisë ku punonte, arrestohet 37-vjeçari
Foto: Vodhi 680 mijë lekë në kasafortën e kompanisë ku punonte, arrestohet 37-vjeçari

Një 37 vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi vodhi një shumë të madhe parash në një biznes ku ishte i punësuar.

Besmir Lurdhi ishte punëtor i një kompanie në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’.

Sipas policisë, dy ditë më parë, i maskuar, ka shkuar natën te marketi dhe ka thyer derën e parë dhe ka hyrë brenda. Kasafortën e ka hapur tepër lehtë pasi ka pasur dijeni për kodin, ka marrë paratë që kanë qenë aty dhe është larguar.

Policia ka sekuestruar shumën prej 640 mijë lekësh të gjetura në banesën e 37 vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale ‘vjedhja’.