Vodhën dy shtëpi- Policia arreston tre hajdutët në Vlorë

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi dyshohen si autorë të një serie vjedhjesh në qytetin bregdetar. Në njoftimin e Policisë së Shteti, bëhet me dije se  të arrestuarit janë shte...

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi dyshohen si autorë të një serie vjedhjesh në qytetin bregdetar.

Në njoftimin e Policisë së Shteti, bëhet me dije se  të arrestuarit janë shtetasit me iniciale M. A., 19 vjeç; M. B., 18 vjeç dhe  A. A., 19 vjeç,  të gjithë banues në Vlorë.

Sipas të dhënave, këta shtetas në datat, 15 dhe 25 nëntor, kanë vjedhur dy banesa në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë. Mësohet se vlera monetare e sendeve që janë grabitur prej tyre arrin shifrën prej 90 000 lekësh.

Njoftimi i policisë

Bien në prangat e Policisë tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore dy raste të vjedhjes dhe vijon puna për dokumentimin me prova edhe të rasteve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës ka bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve: M. A., 19 vjeç, M. B., 18 vjeç dhe  A. A., 19 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta të rinj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në qytet, dy prej të cilave janë dokumentuar me prova ligjore,  konkretisht rastet e ndodhura në datat 15 dhe 25 nëntor 2019, që kanë të bëjnë me vjedhjen e dy banesave në lagjet “Partizani” dhe “15 Tetori”, në Vlorë, në të cilat janë vjedhur sende me vlerë deri në 90 000 lekë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vjedhjeve të tjera./old.apel.media