Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin F. T., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur nj...
Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale
Foto: Vlorë/ Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin F. T., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje, një pajisje elektronike tablet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar shtetasin B. V., 62 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi B. V, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.