Vlorë/ Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohet 33 vjeçari

foto ilustruese

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për aktivitet të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K. L., 33 vjeç , banues në Novosel për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Policia sekuestroi 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vlorë/Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit, vihet në pranga një 33-vjeçar.

Sekuestrohen 4 pajisje elektronike si dhe 1 tavolinë pokeri, që shërbenin për zhvillimin e lojrave të fatit.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, u konstatua se në fshatin Novoselë, Vlorë, në lokalin e shtetasit K. L., u gjetën dhe u sekuestruan 4 pajisje elektronike dhe 1 tavolinë pokeri, ku dyshohej se ushtronte aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, duke fshehur të ardhurat me qëllim mosdeklarimin e tyre.

Në përfundim të veprimve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 33 vjeç, banues në fshatin Novosel, për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.