Vlorë/ Policia mer të gjitha masat për garantimin e rendit e sigurisë në plazh

Punonjësit e Policisë të angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës së sezonit veror. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë në...
Vlorë/ Policia mer të gjitha masat për garantimin e rendit e sigurisë në plazh
Foto: Vlorë/ Policia mer të gjitha masat për garantimin e rendit e sigurisë në plazh

Punonjësit e Policisë të angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës së sezonit veror.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe në Komisariatet e Policisë në varësi, janë shtuar shërbimet e Policisë të Rendit, shërbimet e “Shqiponjave”, të Qarkullimit Rrugor dhe FNSH, më qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe mbajtjen nën kontroll të kriminalitetit.

✅ Me punonjësit e Policisë të angazhuar gjatë sezonit veror 2022, në DVP Vlorë u bë instruktazhi nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe zv.drejtori i Rendit Publik, të cilët i porositën të gjithë punonjësit e Policisë që të tregojnë profesionalizëm dhe të kryejnë detyrat vetëm në bazë të ligjit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit e sigurisë në plazh dhe në qendrat e banuara ku janë akomoduar pushuesit.