Vlorë/ Policia konfiskon mallin e aksicës- 500 paketa cigare tentohen të kaloheshin kontrabandë

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Përmes një njoft...
Vlorë/ Policia konfiskon mallin e aksicës- 500 paketa cigare tentohen të kaloheshin kontrabandë
Foto: Vlorë/ Policia konfiskon mallin e aksicës- 500 paketa cigare tentohen të kaloheshin kontrabandë

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se janë sekuestruar 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.

Për rrjedhojë janë proceduar  penalisht, drejtuesit e një kamioni ku u gjetën paketat me cigare.

Statusi policisë;

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.

Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të dryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./ old.apel.media