Vlorë/ Makina merr flakë, detajet e para

Një automjet i tipit Lanca me targë “AA550ET” në pronësi të shtetasit me iniciale B.B ka marrë flakë në lagjen 10 Korriku në Vlorë pranë Lungomares.

Dyshohet se shkak për shpërthimin në flakë të automjetit është shkëndija elektrike.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje janë forcat zjarrëfikse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe forcat blu të Vlorës të cilët po hetojnë më tej rreth kësaj ngjarjeje./apel.media