“Vjosa Park Kombëtar”, Florian Binaj: U rrita në atë lumë, shpullë kush shkon pas politikës

Aktori i njohur Florjan Binaj është pjesë e nismës për kthimin e Vjosës Park Kombëtar. I ftuar në “ABC Live” Binaj ka treguar se shumë njerëz i janë bashkuar peticionit, ndërsa tregoi se si është përf...
“Vjosa Park Kombëtar”, Florian Binaj: U rrita në atë lumë, shpullë kush shkon pas politikës
Foto: “Vjosa Park Kombëtar”, Florian Binaj: U rrita në atë lumë, shpullë kush shkon pas politikës

Aktori i njohur Florjan Binaj është pjesë e nismës për kthimin e Vjosës Park Kombëtar. I ftuar në “ABC Live” Binaj ka treguar se shumë njerëz i janë bashkuar peticionit, ndërsa tregoi se si është përfshirë në këtë nismë që ka marrë zë edhe jashtë kufijve.

“Përfshirja ime është se unë jam rritur në atë lumë. Gjëja tjetër është se jam dashamirës i natyrës. Ne s’kemi pse të bëjmë një mrekulli sepse na e kanë trashëguar të parët tanë. Këtu dalin ca njerëz dhe thonë hë se nuk ka ndikim në natyrë.

Dhe kjo puna e aeroportit të Vlorës nuk është rastësi që po bëhet në një zonë të pyllëzuar që i kupton dhe budallai i çdo lagjeje, pastaj aty mund të bëhet një pallat…”, tha Binaj.

Aktori shprehu dhe revoltën ndaj atyre që janë indiferentë kur bëhet fjalë për mjedisin, por “simpatizantë” të flaktë për çështje partish.

“I kemi përdorur lumenjë si kosh plehrash. Interes per nismen ka pafund edhe nga ta që nuk janë tipa të natyrës as tipa të lumenjve.

Të gjithë janë duke firmosur dhe fakti që e bën Leonardo Di Caprio. Eshtë me ua fut në shpullë të gjithë atyre që shkojnë pas politikës dhe jo pas natyrës”, shtoi aktori.

Zë kauzës së Vjosës i ka dhënë edhe aktori i mirënjohur Leonardo Di Caprio i cili ka reaguar disa herë në kuadër të mbrojtjes së lumenjve të egër nga ndërtimi i hidrocentraleve të vogla.

Dy dhjetëvjeçarët e fundit, lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga malet e Pindit në Greqi, është vënë në rrezik nga projektet e dhjetëra hidrocentraleve të planifikuara në përrenjtë apo dhe vetë shtratin e tij.