Vjosa Osmani vizitë zyrtare në Zvicër, e para pas zgjedhjeve të 14 shkurtit

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë ditën e sotme vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas mediave kosovare, Osmani do të vizitojë Zvicrën, ku pritet të takohet me një sërë personalitetesh përfshirë edhe homologun e saj zviceran.

Mësohet se, kjo vizitë ka për qëllim marrëdhëniet e mira dypalëshe për shkak edhe të diasporës kosovare që në Zvicër numëron shumë shtetas të saj.