Vjosa Osmani: Serbia nuk mund të ecë në dy drejtime. Duhet të zgjedhë Moskën ose BE-në

Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecë në dy rrugë, në atë të Moskës dhe drejt BE-së, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në. Në një...
Vjosa Osmani: Serbia nuk mund të ecë në dy drejtime. Duhet të zgjedhë Moskën ose BE-në
Foto: Vjosa Osmani: Serbia nuk mund të ecë në dy drejtime. Duhet të zgjedhë Moskën ose BE-në

Presidentja Vjosa Osmani ka akuzuar Serbinë se nuk mund të ecë në dy rrugë, në atë të Moskës dhe drejt BE-së, duke iu referuar marrëdhënieve të dyfishta të Beogradit zyrtar me Rusinë dhe BE-në.

Në një intervistë për CNN, kryetarja e shtetit ka folur edhe për njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se sa më shpejt Serbia kuptojë këtë, aq më mirë do të jetë për palët dhe në përgjithësi për rajonin.

Njohja reciproke është hapi kryesor në dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe Serbia sa më shpejt që e kupton këtë se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, do të jetë më e mirë për ta, marrëdhëniet tona dhe paqen e stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka thënë Osmani.

E para e vendit ka folur edhe mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ajo ka thënë se kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për sigurinë e rajonit në kohën e agresionit rus në Ukrainë.

“NATO do të jetë më e fuqishme vetëm me vende sikurse Kosova, e cila beson në të njëjta vlera dhe dëshiron të kontribuojë. Kjo është edhe arsyeja pse ne i kemi vendosur menjëherë sanksionet Rusisë pas invazionit në Ukrainë”, ka thënë Osmani./KP