Vjosa Osmani merr zyrtarisht detyrën si Presidente e Kosovës

Vjosa Osmani ka marrë sot zytarisht detyrën si presidente e Kosovës në një ceremoni në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.

Paraprakisht, residentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.

Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.