Vizita e Merkel në Beograd, Vuçiç: Nuk do ta harrojmë kurrë se sa Angela Merkel e ka ndihmuar Serbinë dhe rajonin

Angela Merkel, po viziton Beogradin për herë të fundit si kancelare e Gjermanisë. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh shumë i emocionuar teksa i rezervoi lideres një pritje madhështore me nderime ushtarake.

Më pas zhvilluan dhe një takim në Presidencë, por me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias.

Megjithatë Vuçiç, publikoi një video në rrjete sociale me një mesazh për kancelaren. “Ne kurrë nuk do të harrojmë se sa Angela Merkel e ndihmoi Serbinë dhe të gjithë rajonin. Nga vizita e saj, Beogradi është edhe më i bukur sot”, shkruan Vuçiç në mesazhin shoqërues të videos nga pallati presidencial.

Bisedimet do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet ekonomike dhe politike dhe çështjet e perspektivës europiane.