“Vitin e ardhshëm regjistrimi i nxënësve online” Kushi: Do garantohet printimi i dëftesës nga aplikacioni e- Albania!

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka treguar se nga viti i ardhshëm regjistrimi i nxënësve në shkolla do të bëhet online.

Ndërkohë regjistrimi online është zbatuar këtë vit shkollor për nxënësit e klasave të para dhe klasave të dhjeta. Kushi tha se do garantohet marrja e dëftesave online.

“Kemi 36 shërbime që janë të digjitalizuar. Kemi një sistem që quhet SMIT, ku i gjithë informacioni për shkollat dhe prindërit janë online, është një risi që u vë në funksion vitin e kaluar. Do garantohet edhe printimi i dëftesës pa patur nevojë që prindi të shkojë në sekretarinë e shkollës. Edhe regjistrimi do jetë totalisht online. Për vitin 2021-2022 arritëm vetëm për klasat e para në baskitë që janë qendër qarku dhe vitin e parë gjimnaz. Vitin e ardhshëm regjistrimi i nxënësve në të gjitha shkollar do bëhet online”, tha Kushi në ‘Studio Live’.