Virusi kinez infekton jo vetëm njerëzit por edhe ekonomitë aziatike dhe europiane

Një virus vdekjeprurës me origjinë nga Kina ka ndalur rritjen në tregjet e kapitalit këtë javë. Tregjet aziatik janë goditur fillimisht më pas është përhapur tek bursat europiane. Ekspertët kanë konfirmuar se sëmundja ka hyrë në një fazë të re dhe po transmetohet nga njeriu tek njëriu, ndërkohë që 6 persona kanë vdekur deri më tani. Investitorët kanë mbyllur pozicionit në bursa përpara Vitit të Ri kinez dhe indeksi i Hong Kongut humbi 2.8%. Aksionet e kompanive të luksit në Europë, që janë të ekspozuara ndjeshëm ndaj tregut kinez, ranë prej shqetësimeve se përhapja e virusit do të ndërpresë udhëtimet dhe pazarin gjatë periudhës së pushimeve. Kërcënimi i infeksionit, ndërkohë që qindra milionë njerëz udhëtojnë gjatë Vitit të Ri kinez, i kujtoi investitorëve pasojat e krizës së SARS në vitin 2003, që vrau 800 persona.

Operuesit e fluturimeve të gjatë, Air France, Lufthansa dhe British Airways ranë me mbi 2% në vlerë tregu.  Humbësit më të mëdhenj ishin prodhuesit e mallrave të luksit, që janë të ekspozuar ndaj Kinës, si LVMH, Kering, Hermes dhe Burberry.  Analistët paralajmërojnë se përhapja e koronavirusit mund të shkaktojë një goditje të madhe në kërkesë,  veçanërisht tek konsumi , shërbimet dhe udhëtimi.