Vihen në pranga shqiptarët, dyshohet të kenë vjedhur 10 mijë euro

Arrestohen dy shqiptarë teksa po dilnin nga një ndërtesë apartamenti ku kishin vjedhur pak minuta më parë.

Karabinierët e Valenzës vunë në pranga 42-vjeçarin Kadri Xheleshi dhe 36 vjeçarin Sokol Muça , të dy me vendbanim në Valenza, personazhe tashmë të njohur për policinë.

Në momentin e arrestimit, atyre iu gjetën edhe sendet e vjedhura dhe materialet e përdorura për të hyrë në apartament. Vjedhjet e kryera në banesë kryesisht bizhuteri, kapin shifrën e 10 mijë eurove.

Të dy u arrestuan për vjedhje të rëndë, ndërsa gjykata e Alessandria vendosi ndaj tyre masën e arrestit shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor i caktuar janarin e vitit të ardhshëm. Prona e vjedhur iu kthye pronarëve të ligjshëm./apel.media