Vidhnin bagëti në Greqi/ Prangosen pesë persona në Sarandë, mes tyre veterineri i bashkisë

Pesë persona u vunë në pranga e policisë në Sarandë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetri vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri, mes të cilëve një nga veterinerët e bashkisë. Sipas...
Vidhnin bagëti në Greqi/ Prangosen pesë persona në Sarandë, mes tyre veterineri i bashkisë
Foto: Vidhnin bagëti në Greqi/ Prangosen pesë persona në Sarandë, mes tyre veterineri i bashkisë

Pesë persona u vunë në pranga e policisë në Sarandë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetri vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri, mes të cilëve një nga veterinerët e bashkisë.

Sipas të dhënave të policisë lokale, bëhet me dije, se ë pranga kanë rënë: Arben Husi, Kreshnik Likaj dhe Venetik Dylmishi, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jurgen Haxhi dhe Adil Sheraj, ky i fundit me detyrë veteriner në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, u arrestuan për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Pas hetimeve ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha në Greqi, i kontrabandonin ato nëpërmjet kufirit të gjelbër në territorin shqiptar dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.