Vidhet gjatë natës magazina e OSHEE në Kamëz

Vidhet gjatë natës magazina e OSHEE në Kamëz. Magazina është e vendosur në “Bulevardin Blu”, teksa vjedhja është konstatuar në mëngjes nga punonjësit e magazinës, të cilët kanë njoftuar më pas policinë.

Burime për media bëjnë me dije se nga verifikimet ka rezultuar se autorët kanë vjedhur rreth 100 litër vaj transformatori.

Policia ka nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.