VIDEO/Kaos në Korçë ,banorët përleshen me njëri-tjetrin për ndihmat e tërmetit

Shpërndarja e ndihmave pas tërmetit të Qershorit në fshatin Qafëzez të Korçës, është shoqëruar me fyerje dhe dhunë.

Përplasja ka ndodhur mes disa të strehuarve në kontenier dhe kryeplakut të fshatit Qafëzez, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë ku të shkojnë pasi shtëpitë e tyre janë shembur që më datë 1 Qershor.

Debati mes banorëve të fshatit dhe kryeplakut ka degraduar me fyerje të rënda dhe përplasje fizike ku më pas janë përfshirë edhe persona të tjerë./apel.media