Video-Vëllai vajton motrën e helmuar: Kush qe ai që i helmoi

Vëllai i 19- vjeçares Rezarta Hajdari, shihet në video duke vajtuar motrën e tij me këto fjalë

“Kush ta bëri këtë krim? Një javë kishe që u martove…Çfarë mi bënë motrës? Kush qe ai që i helmoi, kush e ka bërë këtë punë? Ça mi bënë motrës time”.

Ai qan më dënesë jashtë Spitalit të Librazhdit, për motrën e tij e cila vdiq e helmuar në rrethana misterioze, bashkë me bashkëshortin e saj. Dyshimet paraprake të policisë lidhen më një vetëhelmim të çiftit, megjithatë ende nuk kanë përfunduar hetimet lidhur me këtë rast./apel.media