Një oxhak termocentrali me gjatësi dy herë më i madhe se Big Ben, është shkatërruar. Ndër të tjera mësohet se ky oxhak ishte prej 4 vitesh i nxjerrë jashtë funksionit, kjo për shkaqe mjedisore.
Një nga stacionet e fundit të energjisë që mbijetoi, i vendosur përgjatë lumit Thames, Stacioni i Energjisë Littlebrook u bë hi e pluhur, në orën 8 të së dielës.
Ky oxhak ka qenë dhe struktura e fundit që u rrënua në procesin e prishjes së Stacionit të Energjisë Littlebrook. Mësohet se ky objekt ishte mbyllur në vitin 2015, duke qenë se nuk përmbushte standardet mjedisore.
Ky stacion energjie, ishte termocentral që punonte me karburant dhe ishte ndërtuar në vitet 1980. Ndërsa mësohet se fillimet e tij në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike datojnë që nga viti 1939./apel.media