Video- Shkrumbohet nga flakët banesa dykatëshe në Gjirokastër

Një ndërtesë dykatëshe është shkrumbuar plotësisht nga flakët, sot pasdite në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në Dunavat, teksa flakët kanë prekur edhe një banesë trekatëshe, që ndodhej afër banesës së djegur.

Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike. /apel.media