Video/ Rrëzohet 30 vjeçari nga teleferiku, merr dëmtime në kokë

Një 30-vjeçar është rrezuar nga teleferiku, në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Ai u transferua menjëherë në spitalin e Ferizajt.

Si pasojë e aksidentit i riu ka marrë disa dëmtime në kokë.

Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënëi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.

“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi./apel.media