(Video) Putin nderon festën ortodokse të Epifanisë duke u zhytur në ujin -20 gradë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është zhveshur nga kostumi zyrtar hijerëndë dhe është zhytyr në ujin e acartë -20 gradë celcius për të nderuar festën ortodokse të Epifanisë.

“Shumë njerëz më kanë pyetur nëse Putin po merr pjesë në ceremoninë e Epifanisë. E dini, është tradita e tij. Ai mbetet besnik i zakoneve,” u tha gazetarëve zëdhënësi i tij, Dmitry Peshkov.

Sipas ritualit, Putini u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.

Këto janë imazhet e para zyrtare të Putin duke u futur në ujin e akullt që nga 19 janari 2018, kur ai u pa duke bërë të njëjtin ritual.