(Video) Policia rreh qytetarin në qendër të Prishtinës në sytë e fëmijëve pasi nuk kishte maskë

Policia ka dhunuar qytetarin në qendër të Prishtinës në sytë e fëmijëve pasi ai nuk kishte maskë.

Në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse dhe pandemive janë të qarta kompetencat dhe mandatet ligjore, duke përfshirë edhe ndëshkimet për personat që nuk i përfillin masat e nxjerra.

Një ndër to është gjoba në rast se nuk e mbani maskën.

Një video që ka publikuar Periskopi shfaq disa policë të Kosovës teksa ushtrojnë dhunë fizike ndaj një burri ku sipas informatave jo zyrtare, bëhet fjalë për mos mbajtjen e maskës.

Në video shihet se burri rrahet në prani të fëmijëve dhe të një gruaje:

Skandaloze: Për një maskë policia rrahë qytetarin në qendër të Prishtinës në sy të fëmijëve

Skandaloze: Për një maskë policia rrahë qytetarin në qendër të Prishtinës në sy të fëmijëve

Gepostet von Periskopi am Samstag, 12. September 2020