VIDEO- Piktorja e ngjyrave Elda Katiaj/ Shpirti i artistit krijon realitetin që dëshiron, larg rutinës, në territore të pashkelura

Shpirti i artistit ka afësinë të krijojë relitetin që dëshiron, larg rutinës, normales, në tërritore të pashkelura, aty ku vetëm ata mund të qëndrojnë së bashku me mendimet e tyre.

Piktorja e talentuar me punet e saja te kerkuara shume per zyrat, shtepite hotelet etj, Elda Katiaj, në kohë pandemie, krijoji botën e saj, në mënyrën e saj, aty ku ajo jeton së bashku me ngjyrat.

Në një intervistë në “SCAN tv”, artistja ka rrëfyer shpirtin e saj të lirë e të aftë për të krijuar një botë në një pikture. Elda Katiaj e shijon shume studion e saj, pasi ajo aty kalon shume ore mes telajove dhe akuareleve per te permbyllur porosite e shume arteshashesve pasi punet e saj mund ti gjesh kudo aty ku ka ambjente me investime arrestduese te kohes dhe jo vetem.

Katiaj shpjegon nëse do merrnim një pikturë primitive, ta vendosnim përballë një pikturë abstrakte, do e shihni sa afër këtij realiteti jemi.

Elda Katiaj: Shprehja e parë e imja në karantinë u shoqërua me një maskë të pikturuar, ku performoja pas një dritareje me fëmijën tim, ishte dora e vogël e tij që vendosej dhe pretendonte të bënte kujdes duke me vendosur menjëhere maskën në fytyre.

Distanca brenda një shtëpie, brenda një të afërmi ishte një fobi e tmerrshme. Si në jetën primitive që është shumë e thjeshtëzuar, edhe në jetën moderne fillon e thjeshtëzohet duke kaluar nga një gjuhë primitive, në një gjuhë moderne porme elemente te forta simbolike si në atë kohë.

Fundi i çdo karantine përfundon I profilizuar sipas çdo individi, çdo kënvështrimi,çdo bote, çdo cënimi të një biznesi, të një artisti, të një profili shkencor e filozofik dhe në fund të gjithë përfundojmë filozofa.

Në rastin aktual ne kishim një përiudhë të gjatë që diskutonim si artistë për stampat, për tregun komercial, për Kinën, Turkun dhe çuditërisht artistët e kanë një lloj intuite të çuditshme, parashikojnë situata në mënyra të papritura të shprehura në piktura të ndryshme.

Katiaj tregon se shpirti artistik do të ndjejë egzistencën e vet, nëpërmjet një ekspozite, nëpërmjet një vizite a frekuentimesh nëpër studio nga art-dashës, dhe kur në momente të caktuara kalon në heshtje kjo fazë, monologu në vetvete bëhet shumë agresiv, e thënë ndryshe në kontekstin e artistit, përfundon në një agresivitet të butë agresiv.

Pandemia zhvilloi imagjinatën tek artistët.

Elda Katiaj: Në rastin e karantinës, është çështje gjendje, koncepti dhe çuditërisht unë përjetova mungesën e ngjyrës. Formati i karantinës të mbërthen fort dhe artisti kërkon ta ndryshojë atë.

Artistja duarartë Elda Katiaj tregon sesi një artist tregon lirinë e vet brenda një pikture, endet duke e kërkuar aty lirinë dhe gjith atë çka mohon karantina.

E pyetur për planet e afërta, Katiaj tregon se duhet faktori kohw për t’a prezantuar ekspozitën ashtu siç ajo do në mënyrën e saj.

E lidhur shumë me studion e saj, piktorja Elda Katiaj tregon se ëshë vendi ku ajo ndihet më mirë, madje kalon një pjesë të mirë të kohës aty, së bashku me djalin e saj./Apel.Media