Video: Periudhë apokaliptike në Australi, stuhia e pluhurit “zhduk” disa qytete në jug të kontinentit

Në fillim zjarret, më pas shirat, breshëri sa një top golfi dhe sikur të mos mjaftonin këto zona të Australisë janë goditur nga një stuhi e madhe pluhuri.

Videot e fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë murin e madh të pluhurit që prek zonën jugore të kontinetit. Banorët në qytetet Narromine, Parkes dhe Dubbo në shtetin e Neë South Wales u përballën me pamje të frikshme.

Byroja e Meteorologjisë së Australisë kishte lëshuar paralajmërimin për stuhi të forta dhe paralajmërime për erë gjatë fundjavës. Pamjet e frikshme u kapën edhe nga satelitët e NASA-s.

‘Stuhitë e pluhurit që prekën shtetin e New South Wales janë një pasojë e drejtpërdrejtë e dy viteve të thatësirës dhe mbulesës së madhe të bimësisë në sipërfaqen e tokës,’ tha Stephen Cattle, një shkencëtar në Universitetin e Sidneit./apel.media