Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku dy makina u përplasën me njëra-tjetrën pranë Saukut. Si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën shtetasi Kristjan Vasili, 17 vjeç dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve nga policia, është bërë ndalimi i shtetasit me iniciale F.F., 18 vjeç, pasi dyshohet si autori i ngjarjes.
Të rinjtë që po udhëtonin në dy makinat e aksidentuara, dyshohet se po bënin gara shpejtësie me njëri-tjetrin. Ndërkohë që 17 vjeçari Vasili nuk ka pasur patentë për të drejtuar makinën.
Në pamjet e publikuara nga televizioni “Top Channel” dëgjohet sirena e ambulanës, si dhe një vajzë që vrapon dhe ulëret. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./apel.media