Gjatë një patrullimi rutinë në rrugët e kryeqytetit punonjësit e policisë rrugore i kanë dhënë sinjalin Stop një automjeti, që po qarkullonte në bulevardin “Gjergj Fishta” për shkelje të semaforit. Pas sinjalit, drejtuesi i mjetit me iniciale V.H nuk i është bindur urdhërit të efektivëve të policisë rrugore, por është larguar duke shtuar shpejtësinë.Kjo ka bërë që ai të vendosë në rrezik jo vetëm jetën e patrullave të Policisë që ishin vënë në ndjekje të tij, por edhe jetën e qytetarëve.
Mësohet se patrullat e policisë kanë qenë në ndjekje të mjetit për rreth një orë, në segmente të ndryshme të rrugëve të Tiranës. Në fund drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë. Kjo pasi një kamion i ka bllokuar rrugën në periferi të qytetit.
Personi në fjalë është ndaluar me akuzat e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij nga uniformat blu u gjetën disa mjete pamore të ngjashme me ato që përdorin e efektivët në makinat e policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme që lidhen me forcat e rendit./apel.media