Video/ Ndjekja spektakolare, 18-vjeçari i bën “zbor” policisë rrugore

Gjatë një patrullimi rutinë në rrugët e kryeqytetit punonjësit e policisë rrugore i kanë dhënë sinjalin Stop një automjeti, që po qarkullonte në  bulevardin “Gjergj Fishta”  për shkelje të semaforit. ...

Gjatë një patrullimi rutinë në rrugët e kryeqytetit punonjësit e policisë rrugore i kanë dhënë sinjalin Stop një automjeti, që po qarkullonte në  bulevardin “Gjergj Fishta”  për shkelje të semaforit.  Pas sinjalit, drejtuesi i mjetit me iniciale V.H  nuk i është bindur urdhërit të efektivëve të policisë rrugore, por është larguar duke shtuar  shpejtësinë.Kjo ka bërë që ai të vendosë në rrezik jo vetëm jetën e patrullave të  Policisë që ishin vënë në ndjekje të tij, por edhe jetën e qytetarëve.

Mësohet se patrullat e policisë kanë qenë në ndjekje të mjetit për rreth një orë, në segmente të ndryshme të rrugëve të Tiranës. Në fund drejtuesi i mjetit është arrestuar në flagrancë. Kjo pasi një kamion i ka bllokuar rrugën në periferi të qytetit.

Personi në fjalë është ndaluar me akuzat e “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij nga uniformat blu u gjetën disa mjete  pamore të ngjashme me ato që përdorin e efektivët në makinat e policisë, si dhe shenja e simbole të ndryshme që lidhen me forcat e rendit./old.apel.media