VIDEO, momenti kur arratisen terroristët serbë nga manastiri, ikin malit

Mediat kosovare kanë publikuar pamjet e momentit kur grupi i terroristëve serbë arratisen nga manastiri i Banjskës, pasi përplasjeve me armë zjarri me Policinë e Kosovës.

Pamjet janë filmuar me dron, teksa ata shihen duke ikur malit dhe shihen të paktën 12 persona. Ata dyshohet se janë grupi që vrau në krye të detyrës efektivin e Policisë së Kosovë Afrim Bunjakun dhe plagosën dy të tjerë.

Fillimisht, nga kryeministri Albin Kurti u raportua për një grup prej 30 personash, por nga numri i të vrarëve dhe arrestuarve ishte shumë i vogël. Siç duket, ata janë arratisur sërish drejt Serbisë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKlanKosovaOfficial1%2Fvideos%2F858687712617881%2F&show_text=false&width=380&t=0