Video mesazh nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit: Shqiptarët na qëndruan pranë kur kishim nevojë, ne sot qendrojmë pranë tyre

Grupet e ekspertëve izraelitë, që erdhën për të ndihmuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, janë larguar nga Shqipëria, pasi kanë përmbushur misionin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit, ka shprehur domethënien që ka pasur kjo ndihmë e Shtetit Izraelit, për popullin hebre.

Ndër të tjera nuk harrohet që të përmendet edhe ajo çka kanë bërë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mbajtur gjallë ata hebrenj që strehuan. Kujtojmë se gjatë holokaustit, asnjë hebre nuk është dorëzuar nga shqiptarët./apel.media

Sometimes the smallest countries can do the greatest things

Being able to send an aid delegation to help the people of Albania after an earthquake, has a much greater meaning to the people of Israel than what one would initially think. Here’s why:

Gepostet von Israel Defense Forces am Donnerstag, 12. Dezember 2019