Një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter goditi pak minuta më parë vendin.
Lëkundjet e tërmetit janë rregjistruar nga kamerat në terren, të cilat në ato momente ishin duke transmetuar live prononcimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Thumana.
Teksa kamera po regjistronte, janë dëgjuar britmat e qytetarëve, të cilët të tmerruar thërrasin “U, tërmet, uu”.
Teksa Erjon Braçe dëgjohet teksa thotë: Mos lëvizni, mos lëvizni ruani qetësinë.