Video-Elvis Naçi u kthen përgjigje spekulimeve

Imami Elvis Naçi prej kohësh është përkushtuar për të bërë  bamirësi të ndryshme, për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, si dhe për ata që jetojnë në Kosovë, apo Maqedoni.  Këtë ai ka arritur ta bëjë edhe falë bashkëpunimit me fondacionin e themeluar prej tij Firdeus, si dhe përmes emisionit Shqiptarët për Shqiptarët.

Gjithsesi që nga dita e djeshme në mediet online ka qarkulluar një lajm, ku thuhej se Naçi ka blerë spitalin Continental. Në këto lajme është përfolur jo vetëm Elvis Naçi, por edhe burimi të ardhurave të tij.

Pas kësaj që lexova nuk mund të qendroja pa reaguar!

Pas kësaj që lexova nuk mund të qendroja pa reaguar!

Gepostet von Elvis Naçi am Sonntag, 24. November 2019

Gjithsesi disa muaj më herët ai e ka bërë publik këtë projekt, që ka qenë dhe si një ëndërr për të. Këtë nismë ai e ka marrë edhe me ndihmën e bamirësve të tjerë, brenda dhe jashtë vendit. Duket se më në fund kjo u realizua dhe do të vihet në shërbim të personave në nevojë.

Sot ai ka zgjedhur që përmes një videoje t’u japë përgjigje të gjitha akuzave që i janë bërë nga media./ apel.media