Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit të George Monogyios, vëllait të deputetes së PD- së në Greqi, Katerina Monogyou.
Ai humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident automobilistik, pasi mjeti doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.
Bashkëshortja e viktimës, Athena Kontopanou ndodhet në spital duke luftuar me jetën.
Nëna e dy fëmijëve, ka fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme, të cilat vlerësohet se kërkojnë një sërë operacionesh ortopedike. Ajo pritet t’i nënshtrohet operacionit të parë.