VIDEO/ Deputeti Çyrbja nuk mban dot të qeshurën në mbledhjen e komisionit të Ligjeve

Mbledhja online e komisionit parlamentar të ligjeve është shoqëruar edhe me një “incident”. Deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, teksa jepte relacionet e një marrëveshje me Gjermaninë, e kapi e qeshura....
VIDEO/ Deputeti Çyrbja nuk mban dot të qeshurën në mbledhjen e komisionit të Ligjeve
Foto: VIDEO/ Deputeti Çyrbja nuk mban dot të qeshurën në mbledhjen e komisionit të Ligjeve

Mbledhja online e komisionit parlamentar të ligjeve është shoqëruar edhe me një “incident”. Deputeti socialist, Jurgis Çyrbja, teksa jepte relacionet e një marrëveshje me Gjermaninë, e kapi e qeshura.

Ndërhyrjet e kryetares së komisionit, Klotilda Bushka për problem teknik nuk e ndihmuan dot deputetin, i cili vazhdonte të qeshte.

Ndërsa ende nuk dihet arsyet e këtij “shpërthimi” të papritur të deputetët, në videon e transmetuar në faqen e Kuvendit shihet edhe një tjetër deputet i PS që e kap e qeshura.

Çyrbja ndodhet në zyrën nga ku bëri lidhjen online me një person tjetër i cili duket se e bën të qeshë.

Çyrbja nuk arriti të ndalonte të qeshurën derisa mbylli programin e zoom. Pas largimit nga mbledhja, Klotilda Bushka e justifikoi me “defekt teknik”, ndërsa relacioni u prezantua nga deputeti tjetër, Denis Deliu.