Video/ Blindohet Astiri, terror me banorët

Në një kohë kur sot IKMT ka nisur aksionin për shembjen e disa objekteve në  zonën e Astirit, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët kanë kundërshtuar.

Ka pasur tensione të shumta mes banorëve të Astirit dhe policisë.

 Këta të fundit kanë bërë rezistencë, duke i goditur me gurë dhe sende të forta efektivët e policisë që ndodhen në vendngjarje.
Siç po shikohet dhe nga fotot, nga  Kthesa e Kamzës deri te dogana është mbushur plot me policë, të cilët kanë mbyllur hyrjen për në Astir.
Sipas burimeve të apel.media, nuk lejohen të hyjnë njerëz fare, madje as televizionet nuk i kanë lejuar që të kalojnë kordonin e policisë./apel.media
Video dhe Fotot ekskluzive nga apel.media