Video-Artan Hoxha risjell në kujtesë/ Si e priste Berisha Metën në 2001, në Tropojë

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka kometuar takimin e ish kryeministrit Sali Berisha me Presidentin Meta.

Kujtojmë se mesditën e sotme, Ilir Meta e shoqëroi Berishën deri tek porta e Presidencës, ndërkohë që u tha gazetarëve që e përcolli ish kryeministrin në mënyrë tradicionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha sjell në kujtesë mikritjen me armë të Metës nga Berisha në Tropojë, në janar të vitit 2001. Në video tregohet ashpërsia dhe kërcënimi që i bëhej atëherë Presidentit Meta.

Postimi i Artan Hoxhës:

Asgje nuk harrohet….

Presidenti ne detyre Meta, ndersa percillte nga nje takim shume i perzemert ish-presidentin Berisha na kujtoi se si mirepritet malesori…

Ne rregull deri ketu, pa a ju kujtohet se si e keni mirepritur njeri-tjetrin para ca vitesh, apo ne ate kohe nuk e kishit mesuar mikpritjen malesore…

Ja si mikepritej ish-kryeministri Ilir Meta ne janar te vitit 2001 me porosi te Sali Berishes nga malesoret ne Tropoje…