Vettingu, prokurori Cani kallzim penal ndaj dy anëtarëve të KPA: Jeni në raportet e SHISH për korrupsion

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), ditën e  sotme është mbajtur seanca ndaj prokurorit të prokurorisë së përgjithshme Besnik Cani, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo seancë rezultoi të ishte e pazakontë, kjo pasi Cani u konfirmua në deryrë KPK, por vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik në KPA.

Para se të nisë procesi ndaj tij, Cani është hedhur në sulm ndaj dy anëtarëve të KPA duke i akuzuar për falsifikim formulari e madje, duke i paditur penalisht.

Prokurori Cani i pranishëm në seanca bashkë me avokatin e tij mbrojtës Eduard Halimi ka kërkuar të përjashtohen dy anëtaret e trupës gjykuese, konkretisht Artan Hajdari dhe Luan Daci.

Besnik Cani tha se ka bërë kallëzim penal për Dacin për akuzën e “falsifikimit të formularëve”. Po kështu është depozituar padi penale në SPAK ndaj z. Luan Daci dhe z. Ardjan Hajdari.

Sipas avokatit Eduart Halimi, Luan Daci ka fshehur shkarkimin si gjyqtar për shkelje dhe paaftesi. “Hajdari përveç se ka mesatare të ulët është dhe në raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror si i përfshirë në raste korrupsioni”, tha më tej avokati Eduard Halimi./apel.media