Vendimi i parë i Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ka qenë shkarkimi nga detyra e ish drejtuesit të SHÇBA, Oltion Shehu.
Sipas hetimit administrativ Shehu pati vështirësi për të justifikuar përmes burimeve të ligjshme pasurinë e tij, një shtëpi dykatëshe dhe një makinë. Ai u justifikua përpara trupës gjykuese se kishte punuar në sektorin informal të ekonomisë në profesione të ndryshme si punonjës bingoje, kamarier dhe menaxher hoteli.
Trupa e vlerësimit e KJV përbëhej nga Ela Kerka kryesuese, Marjeta Gjela relatore dhe Ana Kapaj, anëtare.
Ish drejtuesi Shehu zotëron një banesë dy-katëshe në Tiranë me sipërfaqe 161.6 m2. Për krijimin e kësaj pasurie ai ka deklaruar dy kredi në vlerën 500 mijë lekë dhe një 1 milionë lekë, si edhe kursime në vlerën 2.5 milionë lekë.
Pavarësisht deklarimeve e pretendimeve të punonjësit të Policisë së Shtetit Oltion Shehu, Komisioni arriti në përfundimin se ai nuk ka pasur të ardhura të ligjshme për ndërtimin e shtëpisë./apel.media