Vettingu në polici ka sjellë konfirmimin në detyrë të zv. drejtorit të Përgjithshëm të SHÇBA, Adriatik Ago.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit mori në shqyrtim të dhënat në lidhje me integritetin etik dhe profesional, si dhe ligjshmërinë e pasurisë së Agos.
Trupa vlerësuese e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, Kryesuese e Trupës, Elida Liko, vendosën që të konfirmojnë në detyrë zv. drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA./apel.media