Vettingu në Polici/ AMP nis në Nëntor seancat e hapura për publikun

Pas hedhjes së dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit, Trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.

Përgjatë muajit Nëntor 2023, do të mbahen seancat e hapura në prani të medias dhe publikut.

Ministria e Brendshme dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore përmes një njoftimi, siguron median dhe publikun se procesi i Vetingut vijon në mënyrë të pandërprerë, në zbatim të plotë të afateve të përcaktuara në ligj dhe në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve.