Vettingu në drejtësi/ Shkarkohet gjyqtari Arjan Balliu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Arjan Balliu.

Sipas të dhënave të marra nga KPK, gjyqtarit i ishte gjetur nga ILDKPKI dy raste konflikti interesi, dhe disa pasuri të tij ishin konstatuar fshehje dhe mosdeklarime, ndërsa në disa raste edhe deklarimi i rremë në deklaratat vjetore ose atë për llogari të vetingut.

Bashkëshortja e Arjan Balliut është gjithashtu gjyqtare dhe sëbashku kanë disa pasuri të paluajtshme. Ngritja e pasurisë së tyre nuk u justifikua dot përpara trupës gjykuese të KPK-së./apel.media