Një 74- vjeçar me banim në Milot, ka vendosur që t’i japë fund jetës.
Mësohet se shtetasi me emrin, Pjetër Marku është vetëvrare me armën e gjahut në banesën e tij.
Ndërsa bëhet me dije se trupin e tij të pajetë e kanë gjetur familjarët.
Njoftimi i Policisë
Më datë 16.12.2019, rreth orës 18:20, në Milot, Kurbin, në banesën e tij është vetëvrare me armë gjahu shtetasi P.M., 74 vjeç, banues në Milot, Kurbin
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./apel.media